Lajme

Presidentja Osmani pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Islandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së saj në Islandë, është takuar me kryetarin e Kuvendit, Birgir Ármannsson.

Ajo e ka falënderuar Islandën për mbështetje ndaj Kosovës, dhe ka folur për përkushtimin e Kosovës që ky bashkëpunim të intensifikohet.

“Presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Tutje, Presidentja Osmani ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe avancim të demokracisë, vlerësuar edhe në indekset e fundit ndërkombëtare, ku Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm.

Ndërsa i pari i Kuvendit islandez po ashtu e deklaroi përkushtimin e këtij shteti në thellimin e raporteve midis dy popujve dhe shteteve.

/Shqip.com