Rozë

Presidentja Osmani mirëpret në takim nënën e Rita Orës, psikiatren Vera Sahatçiu Ora

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me Vera Sahatçiu Orën, nënën e Rita Orës.

Ato janë takuar në zyrën presidenciale, ku ndër të tjerash kanë diskutuar për tema që prekin shëndetin mendor.

Ka qenë vet nëna e yllit ndërkombëtar, psikiatrja Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga takimi.

“E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e fotografisë së saj.

Tutje, ajo ka rishpërndarë edhe një tjetër imazh të publikuar nga këshilltarja e presidentes, ku ndër të tjerash Sahatçiu – Ora shkroi: “Ne duam, shpërndajmë dhe ndërtojmë eksperienca të reja me Presidenten e Kosovës”.

Rita Ora përndryshe është e shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në vitin 2015, në atë kohë nga ish-Presidentja e atëhereshme, Atifete Jahjaga.

Ajo do të jetë në kryqytetin shqiptar, në Tiranë më 6 shtator për një koncert të madh në sheshin “Skënderbej”. /Shqip.com