Lajme

Presidentja kujton ekzekutimin e Bajram Kelmendit bashkë me dy djemtë

Vjosa Osmani, presidentja e vendit
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Vjosa Osmani, presidentja e vendit, ka kujtuar vrasjen nga forcat serbe të Bajram Kelmendit bashkë me Kastriotin dhe Kushtrimin në ditën kur NATO vendosi t’i japë fund regjimit gjeoncidal të Millosheviqit.

Tutje, Osmani tha se ekzekutimi i avokatit Kelmendi dhe djemve të tij ishte planifikuar dhe ishte shpërfaqje e egërsisë së regjimit kriminal serb në kohën kur liria e Kosovës nisi të dukej në horizont.

Do ta kujtojmë avokatin Kelmendi për angazhimin e palodhshëm në fushën e drejtësisë dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë që vrasësit e tij dhe të dy djemve të vihen para drejtësisë”, ka thënë Osmani.

/Shqip.com