Lajme

Presidentja kujton Adem Demaçin dhe Ever Zymberin

Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës
Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar në përvjetorët e vdekjes dy figura të rëndësishme, të dy periudhave të ndryshme.

Ne pesëvjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, ajo ka thënë se historia e tij është e palëkundur, guximit dhe vullnetit të paepur për të mbijetuar pavarësisht rrethanave.

“Përgjatë gati tri dekadave të burgut, ai mbajti peshën e padrejtësisë, duke kultivuar humanizmin dhe ruajtur shpresën për një të nesërme më të mirë. Vetëmohimi i tij është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria dhe bërja e shtetit, ndaj e kujtojmë me respekt në këtë përvjetor e përherë!”, ka thënë Osmani për figurën e rezistencës.

Ndërkaq, ajo ka nderuar edhe veprën e heroit Ever Zymberi që u vra 12 vjet më parë gjatë një aksioni për shtrirjen e ligjshmërisë në Veri të vendit.

“Ai ishte mishërim i përkushtimit, guximit dhe vetëmohimit. Atij, sikurse edhe të gjithë policëve të rënë në detyrë u përkulemi për kontributin e çmuar për sigurinë tonë në çdo cep të vendit”, ka shkruar Osmani.

“Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre”.

/Shqip.com