Lajme

Presidentja i bashkohet peticionit që “Google” ta njohë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar një peticioni ku kërkohet nga gjiganti i teknologjisë “Google” që ta pranojë Kosovën.

Peticioni është nisur nga aplikacioni dua.com dhe Osmani ka kërkuar që të nënshkruhet ky peticion.

“Gëzuar për t’u bashkuar dua.com iniciativa e thirrjes @Google të përfshijë Kosovën në të gjitha shërbimet e saj. Një vendim i vonuar prej kohësh. Një ndryshim i vogël për një hap gjigant në barazi, aksesueshmëri dhe përfshirje. #ShtoKosovotoGoogle”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Komuniteti i teknologjisë në Kosovë shpesh herë janë ankuar se për shkak se Kosova nuk njihet nga të gjitha kompanitë teknologjike shpesh herë hasin në probleme gjatë procesit të punës.

/Shqip.com