Lajme

Presidentja falënderon eurodeputetët që ndihmuan në liberalizim të vizave

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në llogarinë e saj në Twitter, duke falënderuar eurodeputetët që ishin zë i fuqishëm brenda BE-së për heqjen e vizave për Kosovën.

Për të gjithë eurodeputetët aktualë dhe ish-deputetë që kanë qenë përkrahësit më të vendosur në arritjen e lirisë së vizave për Kosovën: Faleminderit!”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo ka shkruar: “Faleminderit që jeni zëri i popullit të Kosovës në Parlamentin e BE-së, duke e përmendur Ulrike Lunacek, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Viola Von Cramon, Thijs Reuten, Ilhan Kyuchyuk”.

/Shqip.com