Lajme

Presidentja e Zotëria i Parë do të marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë ftesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Në njoftim thuhet se të dielën, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila  ndërroi jetë më 8 shtator.

Të hënën ndërkaq do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II,  Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta./SHQIP.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022