Lajme

Presidentja e PE-së: Është për të ardhur keq që Kosova trajtohet ndryshe për vizat

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metasola ka deklaruar se e mbështetë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo për “N1 Zagreb” ka deklaruar se është turp se disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerët.

 “Është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerët. Dua që institucionet dhe shtetet anëtare, veçanërisht ato që janë në sallën e pritjes për një kohë të gjatë, të jenë aleatë”, ka deklaruar ajo.

Duke folur për Serbinë, Metsola tha se bisedimet me Serbinë kanë qenë të qarta.

“Serbia është një vend i Ballkanit Perëndimor, ju lutem, sepse unë dua që njerëzit ta shohin Evropën si një partner natyror… Çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të respektojë plotësisht sanksionet që kemi vendosur ndaj regjimit më brutal sot.”

/Shqip.com