Lajme

Presidentja e Parlamentit Evropian kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar sërish nga Këshilli i Bashkimit Evropian të liberalizojë vizat për Kosovën.

Ajo ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku edhe ka mirëpritur rreshtimin e Kosovës krah BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Me presidenten Vjosa Osmani, mirëprita rreshtimin e Kosovës për sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Angazhimin e vërtetë dhe të vazhdueshëm në dialogun Prishtinë-Beograd që është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Parlamenti Evropian pret nga Këshilli që t’i liberalizojë vizat pa vonesa”, ka shkruar Metsola në Twitter. /Shqip.com