Lajme

Presidentja e Hungarisë viziton sot Kosovën

Katalin Novak bën betimin gjatë ceremonisë së inaugurimit të saj në Parlamentin hungarez në Budapest

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, të martën do të vizitojë Kosovën.

Presidenca njofton se ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” në ora 09:20.

“Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do të vijë për vizitë zyrtare Presidentja e Hungarisë, znj. Katalin Novák.  Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.”, thuhet në njoftim.

Presidenca

Në njoftim tregohet se pas takimit, Presidentja Osmani dhe Presidentja Novák do të mbajnë konferencë për media./Shqip.com