Lajme Ballkan

Presidentit kroat i prishet aeroplani, s’shkon në Londër për Kurorëzimin e Mbretit Charles

Zoran Milanoviq - President i Kroacisë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Arsyeja është se aeroplani zyrtar me të cilin planifikonte të shkonte, ka pësuar një defekt, ka njoftuar Presidenca kroate.

Drejtoria qeveritare për shfrytëzimin e aeroplanëve zyrtarë sot ka njoftuar kabinetin e Milanoviqit se “aeroplani zyrtar ka një defekt teknik, gjë që e bën atë të pamundshëm të përdoret për fluturimin e planifikuar”.

Milanoviqi është dashur të udhëtojë për në Londër këtë pasdite, pas vizitës në Pula, shkruan Index.hr.

Kurorëzimi i Charles III është të shtunën.

/Shqip.com