Lajme

Presidenti ukrainas Zelensky kritikon Klitschkon

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas shumë muajsh luftimesh në vend, ka kritikuar për herë të parë kryebashkiakun e Kievit për sigurimin e strehimoreve emergjente. Presidenti ukrainasi tregoi se Vitali Klitschko, legjenda e boksit e kthyer në politikan, nuk kishte bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët e kryeqytetit të përballen me goditjet më shkatërruese të luftës të Moskës.

Teksa shumë rajone të Ukrainës po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, Zelensky tha se “problemet më të mëdha” ishin në Kiev. “Për fat të keq, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë”, pohoi ai, raportojnë mediat e huaja.

Zelensky tha se shumë nga banorët e qytetit kishin mbetur pa energji “për 20 apo edhe 30 orë” dhe bëri thirrje për “më shumë mbështetje” dhe “punë cilësore” nga zyra e kryetarit.

/Shqip.com