Lajme Botë

Presidenti rus do të vizitojë Donbasin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të vizitojë Donbasin. Ka qenë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili ka bërë një deklaratë të tillë, duke theksuar se kjo do të ndodhë në kohën e duhur.

“Kjo do të ndodhë në kohën e duhur”, ka thënë Peskov, duke e konsideruar Donbasin pjesë të Federatës Ruse, raportojnë mediat e huaja.

Rusia e konsideron Donbasin si pjesë të territorit të tyre.

/Shqip.com