Lajme

Presidenti kroat sot e nis vizitën dyditore në Shqipëri

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, do të nisë këtë të mërkurë vizitën në Shqipëri.

Ai do të pritet nga presidenti Bajram Begaj, ku do të ketë takim dypalësh, duke nisur nga ora 10:50.

Më pastaj do të ketë takim të dyja delegacioneve të kryesuar nga presidentët dhe pak pas orës 12:00 do të ketë konferencë të përbashkët.

Milanoviq të enjten do ta vizitojë qytetin e Beratit, i shoqëruar nga Begaj.

/Shqip.com