Lajme Botë

Presidenti kinez do ta vizitojë Rusinë javën e ardhshme

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping | Kenzaburo Fukuhara - Pool/Getty Images

Moska do të presë vizitën shtetërore të presidentit kinez për herë të parë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës.

Presidenti kinez Xi Jinping do të bëjë një vizitë tre-ditore te homologu i tij rus Vladimir Putin javën e ardhshme, njoftuan Pekini dhe Moska të premten.

“Në datat 20-22 mars 2023, me ftesë të Vladimir Putin, presidenti i Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në Rusi”, thuhet në një deklaratë të shërbimit për shtyp të Kremlinit.

“Do të nënshkruhen një sërë dokumentesh të rëndësishme dypalëshe”, thuhet përveç tjerash në deklaratë, shkruan Politico.

Kina është akuzuar nga SHBA për ofrimin e mbështetjes për Rusinë dhe sipas të dhënave ekskluzive doganore të marra nga POLITICO, kompanitë kineze dërguan më shumë se 1000 pushkë sulmi, pjesë drone dhe forca të blinduara trupore për subjektet ruse midis qershorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

/Shqip.com