Kulturë Kino

Presidenti i Ukrainës merr një “Oscar” nga aktori Sean Penn

Aktori Sean Penn i ka dorëzuar një çmim Oscar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij të tretë në Kievin e shkatërruar nga lufta.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Zelensky shfaqi momentin kur ylli i Hollivudit nxori nga çanta statujën e Oskarit dhe e vendosi në një tavolinë.

“Ndihem tmerrësisht. Kjo është për ju. Është thjesht diçka simbolike, por nëse e di që është këtu me ty, atëherë do të ndihem më mirë dhe më i fortë për luftën”, i tha Penn presidentit.

Aktori vazhdoi: “Kur të fitoni, kthejeni në Malibu. Do të ndihem shumë më mirë duke ditur që një pjesë e imja është këtu.”

Për këtë, Zelensky u përgjigj: “Ne duhet të fitojmë”.

“Sean solli një Oscar si një simbol të besimit në fitoren e vendit tonë. Do të jetë në Ukrainë deri në fund të luftës”, ka shkruar Zelensky.

Në të njëjtin takim, Zelensky i dorëzoi Penn-it një çmim Urdhri i Meritës i shkallës III për “kontributin e tij të rëndësishëm në popullarizimin e Ukrainës në botë”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas përmendi se emri i Penn është shtuar edhe në “Ëalk of the Brave” në Kiev.

/Shqip.com