Lajme Botë

Presidenti i Sri Lankës dështon të arratiset nga vendi pas trazirave

Sri Lanka

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka dështuar të largohet nga vendi pasi stafi i aeroportit i qëndroi në rrugë dhe e detyruan atë bënte një tërheqje poshtëruese.

Gotabaya Rajapaksa ka premtuar të japë dorëheqjen të mërkurën dhe të hapë rrugën për një “tranzicion paqësor të pushtetit” pas protestave të përhapura kundër tij për krizën e paprecedentë ekonomike të vendit.

Udhëheqësi 73-vjeçar u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Colombo pak përpara se dhjetëra mijëra protestues ta pushtonin atë, raporton The Guardian.

Si president, Rajapaksa gëzon imunitet nga arrestimi dhe besohet se dëshiron të shkojë jashtë vendit përpara se të largohet për të shmangur mundësinë e ndalimit.

Por oficerët e imigracionit po refuzonin të shkonin në suitën VIP për të vulosur pasaportën e tij, ndërsa ai këmbënguli se nuk do të kalonte nëpër objektet publike nga frika e hakmarrjeve nga përdoruesit e tjerë të aeroportit.

Si rezultat, Rajapaksa thuhet se ka humbur katër fluturime për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ai e gruaja e tij u desh të ktheheshin në një bazë ushtarake pranë aeroportit.

Në Sri Lanka tash e sa kohë po protestohet për shkak të krizës më të madhe ekonomike që ka njohur vendi, qëkur u pavarësua nga Britania e Madhe më 1948./SHQIP.com