Lajme

Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën të hënën

Bajram Begaj president i Shqipërisë

Presidenti i sapo zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj pritet që të qëndrojë për vizitë në Kosovë gjatë ditës së hëne.

Në këtë vizitë Begaj pritet të zhvillojë takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Të hënën, 15 gusht 2022, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”, thuhet në komunikatë.

Takimi pritet të nis në ora 12:15 minuta.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Begaj jashtë shtetit të Shqipërisë./Shqip.com