Sport Shqiptar

Presidenti i SC Gjilanit – jep dorëheqje

Florim Zuka

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka ka dhënë doreheqje të parevokueshme nga pozita që ka.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Teksa, sipas tij arsyeja kryesore është fakti – që nuk është arritur qëllimi kryesor: titulli i kampionit.

“Megjithse se kemi krijuar nje organizim dhe stabilitet te knaqshem ku per kete periudhe kohore dy here kemi siguruar pjesmarrjen ne garat evropiane, prap se prap duhet ta pranojme se nuk e kemi arritur qellimin final, qe ka qene Titulli Kampion.

Perkunder rezultatave te arritura, konsiderojme se kjo nuk ka qene e mjaftueshme dhe per kete arsye qe nga momenti i publikimit te ketij njoftimi ofroje doreheqje te parevokueshme nga pozita e Kryetarit te Klubit Sc Gjilani. Njekohesisht edhe kryesia aktuale eshte e dorehqur se bashku me mua”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Teksa – ka ftuar donatorët dhe sportëdashësit që kanë mundësi – që të ndihmojnë në krijimin e një kryesie të re.

“Skifterat” e mbyllën sezonën e fundit – në vendin e tretë në tabelë, që i siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane.

Por, u eleminuan – në ndeshjen e parë të Europa Conference League – nga Liepaja./Shqip.com