Sport Ndërkombëtar

Presidenti i Real Madridit flet për Mbappen

Florentino Perez

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka folur në fund të ndeshjes së fituar me vendosmëri nga skuadra e tij dhe ka komentuar edhe një nga temat më “djegëse” në merkato.

I pyetur për Kylian Mbappe, i cili ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG-në dhe është në listën e objektivave të Real Madridit, Florentino Perez ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Nuk është dita për të folur për këtë, është një ditë kur duhet të urojmë lojtarët që kemi, jo ata që kanë skuadrat e tjera”, tha presidenti i Real Madridit.

Interesimi i Real Madridit për yllin francez vazhdon të jetë i madh tash e shumë vite, por PSG këmbëngul për të mos e shitur atë.

/Shqip.com