Presidenti i Napolit pas titullit e kërkon edhe Ligën e Kampionëve
Publikuar:
(04.05.2023 23:28:21)

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka reaguar pasi ekipi i tij e siguroi titullin pas 33 vjetësh pritje.
De Laurentiis siguroi tifozët napolitanë se nuk do ta ndalen me këtë titull, teksa shtoi se tani do të synojnë Ligën e Kampionëve.
“Luciano Spalletti do të qëndroj këtu. Projekti ynë nuk do të ndalet këtu, është vetëm fillimi”, u shpreh De Laurentiis.
“Ne duam të fitojmë sërish, dhe sërish, dhe sërish. Dhe pastaj është Liga e Kampionëve”, theksoi ai.
/Shqip.com