Lajme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut mbështet dialogun Prishtinë-Beograd

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, situatën në Kosovë dhe pritjet nga dialogu Beograd-Prishtinë, ndikimi i pushtimit rus në Ukrainë dhe domosdoshmëria e ruajtjes së stabilitetit rajonal.

Presidenti Pendarovski, theksoi se Maqedonia e Veriut, si edhe më parë, në mënyrë aktive do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit rajonal për të siguruar paqen, stabilitetin dhe përparimin në rajon.

Në këtë drejtim, presidenti theksoi se vendi ynë mbështet dialogun Beograd-Prishtinë për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, duke theksuar se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë një imperativ absolut për të gjithë.

Në takim u bisedua edhe për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të një dialogu politik konstruktiv dhe zbatimin e plotë të proceseve reformuese në fushat kyçe.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përshëndeti mbledhjen e sotme të Këshillit të Stabilizim Asociimit. /MRT

/Shqip.com