Sport Ndërkombëtar

Presidenti i Leeds tregon se Louis van Gaal e pengoi transferimin e Gakpos

FOTO: thefulltimewhistle
FOTO: thefulltimewhistle

Futbollisti holandez, Cody Gakpo do të mund të ishte duke e veshur fanellën e Leeds United sot sikur të mos ishte ish-trajneri i Holandës, Louis van Gaal.

Te klubi anglez kanë treguar se trajneri holandez e kishte bindur sulmuesin të qëndronte në PSV.

Sipas pronarit të Leeds, Andrea Radrizzani, marrëveshja ishte gati dhe atë e prishi ndërhyrja e ish-trajnerit të Manchester United.

“Në ditën e fundit të gushtit ishim shumë afër nënshkrimit të Cody Gakpo. U bë edhe me PSV-në. Më pas u shemb për shkak të van Gaal. Van Gaal e thirri Gakpon dhe i tha të priste për shkak të Kupës së Botës”, ka thënë ai.

“Tre muaj më vonë vlera e tij ishte trefishuar dhe ai iu bashkua Liverpoolit”, sqaroi ai.

/Shqip.com