Lajme Botë

Presidenti i Izraelit viziton për herë të parë Emiratet e Bashkuara

Vizita e Herzog në Emiratet e Bashkuara.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog mbërriti në Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën në vizitën e parë, transmeton Shqip.com.

Sipas zyrës së presidentit izraelit, kjo vizitë është bërë duke kërkuar që të forcojë lidhjet me Gjirin në një kohë të tensionit të rritur në rajon, teksa fuqitë botërore po përpiqen të ringjallin një marrëveshje një bërthamore me Iranin.

Presidenti u përshëndet me mbërritjen në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi nga ministri i Jashtëm Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me Bahreinin, nënshkruan marrëveshje normalizimi me Izraelin, të ndërmjetësuara nga Shetetet e Bashkuara të Amerikës, të quajtura “Marrëveshjet e Abrahamit”, në vitin 2020.

Dy shtetet e Gjirit dhe Izraeli ndajnë shqetësime të përbashkëta për Iranin dhe forcat e tij aleate në rajon.

“Jam mirënjohës për guximin dhe udhëheqjen e tij të guximshme, duke lidhur një marrëveshje paqeje me Izraelin dhe duke dërguar një mesazh për të gjithë rajonin se paqja është alternativa e vetme për popujt e rajonit,” tha Herzog.

Presidenti Herzog do të takohet gjithashtu me komunitetet hebraike në Emiratet e Bashkuara Arabe, që është qendra tregtare dhe turistike e rajonit, shkruan Reuters.

Izraeli më 18 janar ofroi mbështetje për sigurinë dhe inteligjencën për Emiratet e Bashkuara Arabe kundër sulmeve të mëtejshme me dronë pas një sulmi vdekjeprurës nga grupi Houthi i Jemenit, i lidhur me Iranin, sipas një letre të lëshuar të martën nga udhëheqësi izraelit./SHQIP.com.