Presidenti i FIFA-s, Infantino: Punëtorët migrantë në Katar kishin ‘dinjitet dhe krenari’

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino bëri komente kontraverse të hënën në lidhje me punëtorët migrantë në Katar.
Ai sugjeroi se abuzimi i raportuar mes përgatitjeve të Kupës së Botës është kompensuar nga “dinjiteti dhe krenaria” që atyre u është dhënë nga puna e tyre, raporton “Goal“.
“Prindërit e mi emigruan nga Italia në Zvicër. Jo deri tani, por ende. Kur i jep punë dikujt, edhe në kushte të vështira, i jep dinjitet dhe krenari,” tha ai, sipas AP.

Është raportuar se mijëra punëtorë emigrantë kanë vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve në Katar vitet e fundit, ndërsa një raport i fundit nga Amnesty International i quajti praktikat e punës në vend si “punë të detyruar”.
Për të parin e FIFA-s, kjo nuk është hera e parë që bën komente të ngjashme kontraverse.
Në fillim të këtij viti, ai sugjeroi se një Kupë Botërore dyvjeçare mund të ndalojë emigrantët afrikanë të “vdesin në det”, në një fjalim të mbajturnë Asamblenë e Këshillit të Evropës.

“Ne duhet të gjejmë mënyra për të përfshirë të gjithë botën [në futboll] për t’u dhënë shpresë afrikanëve, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të kalojnë Mesdheun në mënyrë që të gjejnë një jetë ndoshta më të mirë, por, me shumë mundësi, vdekje në det.” Kishte thënë ai.

“Duhet të japim mundësi, të japim dinjitet. Jo me bamirësi, por duke lejuar pjesën tjetër të botës të marrë pjesë. Ndoshta Kupa e Botës çdo dy vjet nuk është zgjidhja. Ne do ta diskutojmë atë”, kishte shtuar Gianni.
Megjithatë, Infantino më vonë kërkoi falje për ato komente, duke pretenduar se fjalët e tij ishin “të keqinterpretuara dhe të nxjerra jashtë kontekstit”. /Shqip.com