Presidenti i Ballkanit “ngacmon” Baftiun pas transferit te Drita
Publikuar:
(06.06.2022 20:23:09)

Të hënën Drita zyrtarizoi Blend Baftiun si lojtarin e tyre më të ri.
Lojtari i Ballkanit kaloi te nënkampioni i Superligës si transsfer i lirë pas titullit kampion me suharekasit.
Në postimin e profilit zyrtar të gjilanasve, presidenti i Ballkanit komentoi lëvizjen e tij te “Intelektualët”.

“Shume suksese , keto ngjyra nuk te paskan hije shume veq neyse
“Suksese Fc Drita”, ishte komenti i “Cimës”.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme edhe Ballkani zyrtarizoi transferimin e Qëndrim Zybës.
Mesfushori iu bashkua “Xhebrailave” pas aventurës pesë vjeçare te Prishtina. /Shqip.com