Sport Ndërkombëtar

Presidenti i Atletico Madridit i qartë për Simeonen

Diego Simeone është ndër trajnerët që ka qëndruar më së gjati në krye të një skuadre. Por, së fundi është shpeshtuar pyetja nëse historia e dashurisë mes argjentinasit dhe Atletico Madridit? Nuk është e sigurt. Presidenti i “Los Colchoneros”, Enrique Cerezo flet hapur për rinovimin e trajnerit.

 “Unë them gjithmonë të njëjtën gjë: ciklet mbarojnë kur njerëzit duan që ato të përfundojnë. Ne kemi qenë me Simeonen për 11 vjet, ai ka edhe një vit kontratë dhe nëse dëshiron të vazhdojë, mund ta bëjë. Nuk do të ketë asnjë problem për të rinovuar”.

Atletico Madrid – Manchester United

Tekniku argjentinas drejton skuadrën prej 620 ndeshjesh, me ekipin që ka marrë 1.99 pikë për takim. Më parë, Simeone ka drejtuar në Argjentinë klube të njohura si Estudiantes dhe River Plate.

/Shqip.com