Lajme Botë

Presidenti gjerman mbështetë popullin turk: Dhimbja juaj është dhimbja jonë

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve në tërmetet në Turqi dhe bëri thirrje për solidaritet më të fortë me viktimat.

Në një video-mesazh të postuar në mediat sociale, Steinmeier tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga tërmetet shkatërruese që kanë marrë tashmë mbi 16 mijë jetë dhe kanë lënë më shumë se 66 mijë të plagosur.

“Sot do të doja t’u drejtohesha shumë njerëzve këtu në Gjermani, të cilët kanë të afërm dhe miq në Turqi ose Siri”, tha presidenti gjerman.

“Ne e shohim dhimbjen që po kaloni, dëgjojmë klithmat tuaja. Dhimbja juaj është dhimbja jonë”, tha ai.

Gjermania ka një komunitet turk prej 3 milionë banorësh, shumë prej të cilëve janë fëmijë ose nipër të punëtorëve që emigruan në vend në vitet 1960.

Steinmeier vlerësoi punën e vullnetarëve, të cilët nisën fushata të ndryshme në të gjithë Gjermaninë këtë javë për të mobilizuar ndihmë për viktimat e tërmetit, shkruan Anadolu.

Steinmeier nënvizoi se tani është koha për t’u bashkuar dhe për të mbështetur njerëzit e prekur nga tërmetet.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, kanë prekur rreth 13 milionë njerëz në 10 provincat turke.

/Shqip.com