Lajme

President i Malit të Zi pritet me ceremoni shtetërore

President i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai fillimisht është mirëpritur në një ceremoni shtetërore nga e para e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit me Osmanin pritet që të dy të dalin në një konferencë për media.

Pos Osmanit, Gjukanoviq pritet që sot gjatë ditës të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Gjukanoviq pritet të qendrojë në Kosovë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme./Shqip.com