Lajme

Presidenca: Fëmijët mbajnë kopje të Buletinit të Kuvendit, aktiviteti nuk është organizuar nga ne

Fëmijet në Kuvendin e Kosovës

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani ka mohuar që aktiviteti në Kuvendin e Kosovës është organizuar nga Presidenca.

Kupina për Shqip.com e mohoi se nxënësit në duar kanë fotografi të presidentes Osmani dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

“Aktivitetin ku fëmijët mbajnë kopje të Buletinit të Kuvendit të Kosovës, në kopertinat e të cilave janë fotografitë e Presidentes dhe Kryetarit të Kuvendit, nuk e ka organizuar Presidenca”, tha Kupina.

Në Kuvendin e Kosovës gjatë së mërkurës është organizuar një aktivitet i në prag të 14 vjetorit të pavarësisë.

Nga ky aktivitet u publikua edhe një fotografi që nxiti reagime të shumta.

Shefi i Kabinetit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas publikimit të fotografisë.

Kërçeli ka thënë se është kundër  kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike ndërsa ka shtuar se një gjë e tillë ka ndodhur pa dijeninë e administratës së Kuvendit.

“Shprehim keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur pa dijeninë tone”, ka shkruar Kërçeli./Shqip.com