Lajme

Presidenca çeke: S’pati konsensus për vizat e Kosovës

Ilustrim.

Presidenca çeke ka njoftuar se në takimin e mabjtur me 10 nëntor me Grupin Punes të Këshillt Evropian për të diskutuar lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën nuk pati konsensus.

Sic thuhet në njoftim, vendet anëtare diskutuan lidhur me kërkesën për funksionalizimin e sistemit ETIAS në Kosovë.

“Më 10 nëntor, Grupi Punues për vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian mbajti diskutimin e dytë mbi liberalizimin e vizave për Kosovën nën udhëheqjen e Presidencës Çeke. Vendet anëtare diskutuan lidhur me propozimi kompromisin e Presidencës çeke lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS”, thuhet në njoftim.

Edhe pse nuk u arrit konsensuse, sipas presidencës çeke vendet anëtare kanë bërë përparim të rëndësishëm në negociata.

“Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit konsensus; Megjithatë, vendet anëtare bbënë përparim të rëndësishëm në negociata. Presidenca do t’ u kthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet të të përfundojë punën për këtë çështje të rëndësishme sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Franca ka kërkuar që hyrja në fuqi e një vendim eventual për vizat e Kosovës të bëhet me kushtëzimin e që të hyhet në fuqi Sistemi Evropian i Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

Ky kushtëzim është kërkuar që në mbledhjen e parë të këtij grupi punues me 13 tetor të këtij viti.

Presidenca çeke merr parasysh kërkesën e Francës, vizat për Kosovën me ETIAS – SHQIP.com

Siç kanë raportuar mediat, ka pasur raporte se ky sistem është mbështetur nga se paku katër vende të Evropës, siç janë: Suedia, Belgjika, Holanda, Spanja.

Sistemi digjital ETIAS i cili tani është kusht i ri për Kosovën në procesin e regjimit të vizave, ka për qëllim evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë Bashkimit Evropian në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.

Kujtojmë se, Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizje të lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Më 12 tetor, Komisioni ka lëshuar edhe një dokument, ku ka theksuar se rekomandimi i tij “mbetet plotësisht i vlefshëm”.

Nga Republika Çeke, e cila mban presidencën e Këshillit Evropian deri në fund të vitit 2022, kanë thënë disa herë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë mandatit të tyre.

/Shqip.com