Premierliga – “pronë private” e Pep Guardiolës

Dramës i erdhi fundi.
Pep Guardiola e fitoi edhe një betejë ndaj “armikut” – të quajtur Jurgen Klopp.
Manchester City është shpallur kampion i Premierligës.
Në një ndeshje, me shumë emocione dhe rikthime rezultateve, City triumfoi ndaj Aston Villës me rezultat minimal 3-2.
Por, mysafirët shkaktuan shumë probleme.
Villa po triumfonte me rezultat 0-2 dhe gjithçka dukej “e përfunduar”.
Ama, “qytetarët” nuk u dorëzuan dhe e arritën qëllimin.
Për gjashtë minuta realiuan tre gola dhe festa shpërtheu në “Etihad Stadium”.
Ky ishte titulli i shtatë në histori të Cityt.
Teksa, i dyti radhazi për Pep Guardiolën dhe i katërti në total – qysh kur e mori timonin e kësaj skuadre.
Në anën tjetrë, fitorja 3-1 e Liverpoolit mbeti në hije, sepse kampionatin e mbyllën në vendin e dytë./Shqip.com