Premierliga – “argëtim” për Manchester Cityn
Fitorja nuk është lajm më për Manchester City-n.
Skuadra e udhëhqur nga Pep Guardiola po “i shkelë” kundërshtarët në elitën e futbollit anglez.
“Qytetarët” kanë mposhtur Chelsean me rezultat minimal 1-0 – duke e bërë edhe një hap përpara në “luftën” për titull.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Kevin De Bryn, në minutën e 70-të, kurse u asistua nga Joao Cancelo.
Për mesfushorin belg – ky gol ishte i veçantë pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Chelseat. Në përgjithësi, për të kjo ishte hera e pestë që shënon kundër londinezëve.
Kurse, formë të lartë po kalon edhe Cancelo – që deri me tani ka regjistruar gjashtë asistime dhe një gol – shifër astronomike për një mbrojtës të krahut të majtë.
Ky triumf është edhe një tjetër dëshmi që City po kalon momente të arta në këtë sezonë.
Tashmë – skuadra nga Manchesteri gjendet në vendin e parë, me 56 pikë të grumbulluara.
Kurse, Chelsea ka mbetur shumë prapa. Ekipi i udhëhequr nga Thomas Tuchel ka 13-të pikë më pak se liderët dhe gjenden në vendin e dytë.
Por, edhe këtë pozitë nuk e kanë të sigurtë, pasi Liverpooli ka vetëm një pikë më pak dhe nesë i fiton dy ndeshjet e mbetura – do e “rrëmben” vendin e dytë. /Shqip.com