Sport Ndërkombëtar

Premerliga vjen me vendim që të ndalohet ndeshjet për disa minuta për lojtarët që agjërojnë

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Liga më e fortë e futbollit në botë, Premierliga angleze ka marrë vendim që të ndalojë lojën për disa minuta kur lojtarët kanë kohën për të bërë Iftar në fushë.

Gjyqtarët janë inkurajuar gjithashtu të identifikojnë lojtarët që janë duke agjëruar para fillimit të ndeshjes dhe të bien dakord për kohën e pauzës në ndeshje, shkruan ESPN, përcjell Shqip.com.

Mohamed Salah, N’Golo Kante e Ryad Mahrez janë vetëm disa nga yjet e Premierligës që pritet të agjërojnë.

Muaji  i shenjtë i Ramazanit për të gjithë myslimanët do të nis më 23 mars dhe do të përfundojë më 20 prill.

/Shqip.com