Sport Shqiptar

Prej La Ligës – në Ferizaj

Enis Bardhi dhe FC Ferizaj

Luan në një nga ligat më të mëdha të futbollit evropian, por Kosovën nuk e ka harruar.

Mesfushori i Levantes, Enis Bardhi – gjatë ditës së djeshme ka vizituar skuadrën e FC Ferizaj – ku luan vëllai i tij, Behari.

Bardhi – u takua me futbollistët, stafin e tranerëve – dhe i uroi për faktin që janë në prag për tu rikthyer në Superligë.

May be an image of 9 people, people standing and indoor
Momente nga vizita

Këtë e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e klubit – përmes një postimi në Facebook – ku ndër të tjera është shkruar se “Enis Bardhi vizitoi klubin tonë!

Futbollisti Shqiptar, Enis Bardhi, sot ka vizituar klubin tonë, vendin ku po luan vllau i tij Behar Bardhi, ai shikoi nga afër ndeshjen kundër KF Fushë Kosovës, ku dhe kaloi disa qaste të bukura me skuadrën tone”.

25 vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje në elitëne  futbollit spanjoll në këtë sezon.

May be an image of 5 people, people standing and indoor
Momente nga vizita

Teksa, ka shënuar tri gola dhe është autor i dy asistimeve.

Por, sa i përket formës ekipore, Levante nuk po kalon momente të mira – sepse gjendet pozitën e 19-të në tabelë dhe e rrezikon rënien nga La Liga.

Bardhi ka kontratë më këtë ekip – deri në fund të sezonit aktual, teksa vlera e tij momentale sipas “Transfermarket” është nëntë milionë euro. /Shqip.com