Kulturë

Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë

Nisur nga një ngjarje e mbetur enigmë deri vonë për të, se përse nëna e tij zgjodhi të shkojë e vetme në varrimin e nënës së saj, autori Preç Zogaj i ka dhuruar lexuesit një vepër të plotë letrare, ku përplasen kohët, kujtesa dhe harrimi, traditat e vjetra dhe absurditeti i një regjimi të sapo instaluar…

Për Preç Zogajn. “Bija e vjetër e nënës së re” është ndër veprat që ka më përzemër. Ndërsa, shkrimtari Rudolf Marku e cilëson si ndër më të mirat e letërsisë shqipe, raporton Panorama.  

Është vepra që autori e vlerëson si më të mirën, ngase temë qendrore – ashtu si edhe në poezitë e tij – është figura e nënës.

“Ka shumë elementë të nënës sime”, zbulon Zogaj gjatë një diskutimi rreth librit, në mjediset e Universitetit Evropian të Tiranës, ndërsa kjo vepër vjen në siglën e botimeve UET PRESS.

/Shqip.com