Sport Ndërkombëtar

Në rikthimin e ëndrrave, Ronaldos ia rikujtojnë që akuzohet për përdhunim

Baneri mbi stadiumin "Old Trafford"

Një aeroplan me baner që kishte mbishkrimin “Believe Katheryn Mayrga” u pa sot mbi stadiumin “Ol Trafford” para se Cristiano Ronaldo të bënte rikthimin e tij të shumëpritur në fushën e gjelbër.

I organizuar nga grupi i fushatës feministe Level-UP, aeroplani dhe balderoa që kishte prapa ishte në lidhje me një çështje civile që ishte ngritur kundër Ronaldos në Shtetet e Bashkuara, transmeton Shqip.com.

Kathryn Mayorga, 37 vjeçare, kishte raportuar një akuzë për përdhunim disa orë pasi takoi Ronaldon në Las Vegas në qershor të vitit  2009, muaj në të cilin Real Madrid kishte blerë kartonin e lojtarit në fjalë.

Hetimi penal kishte përfunduar në vitin 2019, me departamentin e policisë në Las Vegas që kishte deklaruar se akuza nuk mund të “provohet përtej dyshimit të arsyeshëm”.

Ronaldo i ka mohuar ashpër pretendimet dhe i ka quajtur ato si “lajme të rreme”.

Mayorga, që në të kaluarën ishte modele, kërkon 56 milionë funte dëmshpërblim – përfshirë 18 milionë funte për ‘dhimbjen dhe vuajtjet’ e saj të së kaluarës, 18 milionë funte për ‘dhimbjet dhe vuajtjet’ e ardhshme dhe 18 milionë funte të tjera për dëmet ndëshkuese, dokumentet e gjykatës të zbuluara në prill.

Përdhunimi i dyshuar u tha se kishte ndodhur në një dhomë hoteli në Las Vegas në 2009 pasi çifti u takuan të njëjtën natë në zonën VIP të klubit të natës RAIN.

Në vitin 2018, Ronaldo tha: ‘Unë i mohoj me forcë akuzat që janë ngritur kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithçkaje në të cilën unë besoj”. /Shqip.com