“Pranvera filloi me ardh’”! Mesazhi i koduar i Spiropalit, pas përplasjeve me Ramën, merr ‘lumë’ pëlqimesh brenda pak orësh
Një postim sot në rrjetet sociale nga ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm për anën personale, por edhe për mesazhin që shumë e lexojnë në kontekst politik.
Ajo ka publikuar një foto me dy fëmijët e saj, duke e shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër: “Pranvera filloi me ardh’”.
Një frazë e thjeshtë në dukje, por që vjen në një moment kur ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për replikat e hapura me kryeministrin Edi Rama, për çështjen “Balluku”.

Postimi është interpretuar nga ndjekësit edhe si një sinjal simbolik për një “fillim të ri”, në një kohë kur raportet brenda mazhorancës kanë prodhuar jo pak debat.
Në pak orë, postimi ka marrë mbi 4 mijë pëlqime, qindra komente e dhjetëra shpërndarje.
Bëhet fjalë për një moment thjesht familjar apo një përgjigje e tërthortë e Elisa Spiropalit ndaj zhvillimeve të fundit politike brenda PS?
Mbetet për t’u parë…
/Shqip.com