Lajme

Pranohet gjykimi i shkurtuar për Fatmir Mediun

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Është pranuar gjykimi i shkurtuar për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me dosjen “Gërdeci”.

Seanca do të zhvillohet me datë 24 prill.

Në gjykatë ishte i pranishëm vetëm avokati Henrik Ligori dhe familjarët e të miturit, E.Durdës, që humbi jetën në Gërdec.

Kujtojmë se ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë i pandehur për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.

Ai akuzohet nga SPAK si një nga përgjegjësit e tragjedisë së 15 marsit 2008 ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit, në Gërdec humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

/Shqip.com