Lajme

Pozhari: Sonte jam kërcënuar në kafe nga një zëvendësministër i Qeverisë Kurti

Analisti politik Xhevdet Pozhari përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se sonte është kërcënuar nga ana e një zëvendësministri të Qeverisë Kurti.

“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru. Sa poshtë kanë rënë disa” ka shkruar Pozhari.

Shqip.com ka kontaktuar Pozharin për të marrë një prononcim lidhur më këtë kërcënim.

Ai është shprehur se kërcënimi ka ndodhur në një kafe të Prishtinës.

“Kërcënimi ka ndodhur gjatë natës së sotme, në një kafe të Prishtinës nga ana e një zëvendësministri” ka thënë Pozhari.

Pozhari ka thënë se nuk ka reaguar ndaj këtij kërcënimi dhe se është larguar nga vendi i ngjarjes./Shqip.com