Lajme

Pozhari ironizon me Abdixhikun: Problemet në Veri, Lumiri në Gjermani

Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka ironizuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun pasi ky i fundit ndodhet në Gjermani.

Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka thënë se në veri të Kosovës ka probleme ndërsa, Abdixhiu ndodhet në Gjermani.

“Problemet në veri, Lumiri paska shku në Gjermani. Për çdo rast, nuk i dihet – si dikur Qeveria në ekzil”, shkroi Pozhari.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se ndodhet në Frankenthal të Gjermanisë ku është takuar me bashkëatdhetarë dhe veprimtar të LDK-së.

“LIDHJA NË GJERMANI. Këtë të diel, me bashkëpunëtorë, qëndruam në Frankenthal të Gjermanisë. Aty mbajtëm tubim me bashkatdhetarët tanë e me veprimtarë të LDK-së në degën e Gjermanisë”, shkroi Abdixhiku.

Në këtë takim, Abdixhiku ka kërkuar nga mërgimtarët që të behën bashkë krah njëri-tjetrit.

Sipas Abdixhikut, duke u bashkuar mund të ju jepet Kosovës një e ardhme euroatlantike.

/Shqip.com