Lajme

Pozhari i reagon ministrit Mehaj: Një muaj shpenzim për dreka i juaji sa një vit pagë e pensionistit

Xhevdet Pozhari

Analisti, Xhevdet Pozhari i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në lidhje me shpenzimet që janë publikuar.

Ai ka thënë së një muaj shpenzim për dreka i tyre është aq sa merr një pensionist për një vit.

“Ministër, për një muaj keni shpenzuar 1 mijë e 500 euro veç për dreka. Më shumë sesa që merr një pensionist për një vit! Ministri Armend Mehaj e paska nda këtë tabelë të shpenzimeve me i demantu mediat dhe gazetarët që kanë shkruar! Ku është demanti këtu kur saktësisht është e njëjta shifër që është raportuar për shpenzimet për dreka, 18 mijë euro në vit, ose mesatarisht 1.500 euro në muaj”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Tutje ai ka thënë për këto shpenzime janë ndëshkuar me vota paraardhësit e tyre.

“Pra, për një muaj veç për dreka (pa ju llogarit shpenzimet e udhëtimeve, akomodimet në hotele, shpenzimet e telefonave, naftën… etj) keni shpenzuar ma shumë sesa që merr një pensionist pension për 1 vit. Qenket krahasuar me të tjerët. Shumë mirë! Por, a nuk ju shkon ndërmend se për këto arsye dhe të tjera janë ndëshkuar me votë ata që ishin?  Shto këtu faktin që këto shpenzime i keni bë në kohën e inflacionit.”

Pozhari më tej ka ironizuar me të, ku ka thënë se është më i mirë dhe për këtë se din askush.

“Nejse, bravo Ministër. Je ma i miri, se kështu je mësu me të thanë. Pse je ma i miri askush nuk e din! Tekefundit nuk kemi pa asnjë paraqitje tënde mediatike ku prezanton sukseset tua”.

Ndryshe, ditë më parë Xhevdet Pozhari ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka filluar procedurat për të mundësuar largimin e detyrimit për pensionistët çdo gjashtë muaj.

“Ministria e Financave ka filluar procedurat për ta larguar detyrimin që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj. Janë ftuar përfaqësuesit e shoqatës së pensionistëve të marrin pjesë në grupin punues” ka thënë Pozhari.

Lidhur me këtë takim, Pozhari në një prononcim për Shqip.com ka thënë se në këtë takim do të diskutohen dy çështjet kryesor si Të largohen detyrimi që pensionistet të lajmërohen në qendrat sociale çdo 6 muaj për të dëshmua se janë gjalle! si dhe nën 2. Të subvencionohen të gjithë pensionistet me një shumë të hollash deri në miratimin e ligjit të ri për ngritjen e pensioneve./SHQIP.com