Lajme

Power: Asociacioni sipas Kushtetutës, dialogu mbyllet me njohje të ndërsjellët

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, në një intervistë në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pozicioni i SHBA-së është i qartë sa i përket Asociacionit, i cili duhet të jetë në përputhje me Kushtetutës së Kosovës dhe strukturës qeverisëse.

Ajo tha se kompetencat ekzekutive nuk janë diçka që parashihen në marrëveshje.

Mendoj se SHBA-ja ka qenë shumë e qartë lidhur me pozicionin tonë, e që është se nuk duhet krijuar një nivel shtesë të qeverisjes dhe se kompetencat ekzekutive nuk janë diçka që parashihet këtu. Ajo për çka po flasim janë funksionet komunale, që tashmë ushtrohen në pjesët tjera të Kosovës. Prandaj, e kuptoj sensitivitetin rreth kësaj çështjeje, brengën që ekziston, sidomos kur kihen parasysh disa propozime të bëra paraprakisht. Prapë, sa i përket qëndrimit të SHBA-së lidhur me vendin që ky Asociacion duhet të ketë brenda Kushtetutës së Kosovës dhe strukturës qeverisëse në Kosovë, ai është shumë i qartë”, tha Power.

Tutje, ajo ka thënë se pozicioni i SHBA-së për njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë është i qartë dhe kur mendohet normalizimi i raporteve kudo në botë kjo është një rrjedhojë normale.

Tani fokusi është në integrimin e Kosovës në institucionet Euro-Atlantike, ndërsa në Kosovë fokusi është në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Fokusi gjithashtu është edhe në sigurimin që serbët të përmbushin pjesën e tyre të obligimeve nga marrëveshja. Mendoj se ka mjaft në këtë marrëveshje mbi normalizimin për t’u sjellë benefite të gjithëve”, tha Power.

Sipas saj, normalizimi me Serbinë do të hiqte shumë barriera për Kosovën si nga aspekti i integrimit po ashtu edhe në uljen e barrierave në tregti.

Qartazi, ka kaluar një periudhë e gjatë nga viti 1999 pa shumë normalizim, përkundër përparimit të madh demokratik dhe ekonomik. Asgjë nuk mund t’ia mohojë këtë të fundit Kosovës dhe kjo është arsyeja pse ajo është aty ku është sot dhe po shënon rezultate në luftën kundër korrupsinit dhe zhvillim të reformave. Megjithatë, ajo që normalizimi do të bënte të mundur nga aspekti i integrimit rajonal, uljes së barrierave në tregti si dhe reputacionit të Kosovës në nivel rajonal, European dhe global, mendoj se do të ishte një ngjarje transformative, dhe zbatimi i kornizës implementuese do të zhbllokonte progresin ekonomik i cili tani do të ishte vështirë i realizueshëm”, tha Power.

/Shqip.com