Sport Ndërkombëtar

Potter kërkon mbështetje për ta kaluar Dortmundin

CREDIT: GETTY IMAGES
CREDIT: GETTY IMAGES

“Timonieri” i Chelseas, Graham Potter, u ka kërkuar tifozëve që të jenë të zhurmshëm të martën në “Stamford Bridge” kur skuadra e tij kërkon të përmbysë Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.

Dortmund ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë në Gjermani.

“Ata e dinë rëndësinë e lojës së nesërme. Ata duan që skuadra të kalojë, të përparojë dhe e dinë se sa të rëndësishëm janë”, ka thënë Potter.

“Ne duam t’i tregojmë Dortmundit se jashtë shtëpisë në Ligën e Kampionëve është vështirë dhe për këtë ne kemi nevojë për mbështetësit tanë”, shtoi ai.

/Shqip.com