Sport Shqiptar

Potter flet për lëndimin e rëndë të Armando Brojës

Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka folur në lidhje me lëndimin e Armando Brojas.

Reprezentuesi shqiptar u largua me barelë pasi Chelsea humbi nga rivalët e Premier Ligës Aston Villa në një miqësore të dielën në mbrëmje, me shqetësimet se sulmuesi mund të mbetet jashtë fushës gjatë.

Por pas vetëm 17 minutash lojë, shqiptari u përplas me mbrojtësin e Vilës, Ezri Konsa.

Kjo bëri që sulmuesi të bërtiste nga dhimbja teksa mbante gjurin e djathtë, përpara se të largohej nga fusha.

Trajneri, Graham Potter dha një përditësim pas ndeshjes, duke pranuar se shenjat nuk janë të mira për Broja pas lëndimit.

Ndërsa ai këmbënguli se ishte shumë herët për të thënë përfundimisht, duket se sulmuesi është në një garë me kohën për të qenë i aftë për rikthimin e Chelsea në aksion.

“Unë mendoj se ai u kap me lojtarin e tyre dhe tokën. Nuk duket pozitive për momentin, por është shumë herët për të thënë. Gishtat e kryqëzuar, por është e vështirë,” tha Potter për Chelsea TV.

Nëse Broja përjashtohet për një periudhë të konsiderueshme kohore, siç mendohet, do të ishte një goditje e rëndë për planet e Potter.

/Shqip.com