Pothuajse çdo i dyti pacient gjatë trajtimit në Mjekimin Intensiv merr infeksion
Publikuar:
(16.06.2022 11:43:06)
Klinika e Mjekimit Intensiv në QKUK po rezulton të jetë me numrin më të lartë të infeksioneve nga bakteret rezistente.
Raportet e Ekipi për Menaxhimin e Infeksioneve Spitalore tregojnë se pothuajse çdo i dyti pacient merr infeksion.
Gjatë vitit 2021 në Mjekimin Intensive 46% e pacientëve kishin përfunduar me infeksion, gjatë vitit 2020 37% dhe në vitin 2019 48% e pacientëve.
Udhëheqësja e ekipit, Hatixhe Gashi, thotë se faktori kryesor pse ka numër kaq të lartë të infeksioneve është mungesa e kujdesit adekuat nga stafi mjekësorë.