Lajme

Posta e Kosovës reagon pasi dy zyrtarë të saj u arrestuan

Posta e Kosovës

Gjatë ditës së sotme është raportuar se dy zyrtarë të Postës së Kosovës në Rahovec janë arrestuar.

Në lidhje me këtë ka ardhur edhe reagimi nga Posta e Kosovës.

“Ndërmarrja, me të marrë informatën për dyshime të mundshme në Zyrën Postare në Rahovec, ka autorizuar Inspektoratin Postar që të bëjë inspektim në atë zyrë dhe pas dyshimeve të bazuara është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre ligjore”, thuhet në reagim.

Më tutje është bërë e ditur se rastet e tilla janë të papranueshme për Postën e Kosovës.

“Rastet e tilla janë të papranueshme për Postën e Kosovës dhe i sigurojmë qytetarët se janë duke u ndërmarrë veprime konform ligjeve në fuqi dhe akteve të brendshme të ndërmarrjes për rastin në fjalë”.

Mbetemi të përkushtuar si ndërmarrje që të ngrisim çdo ditë nivelin e shërbimeve, në mënyrë që konsumatorët tanë të mbeten sa më të kënaqur, thuhet më tutje në reagim.

/Shqip.com