Lajme

Posta e Kosovës reagon pas raportimeve se bashkëshortja e Iliaz Kodrës është larguar nga puna

Posta e Kosovës

Posta e Kosovës ka njoftuar opinion se Kimete Kodra nuk është larguar nga puna.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Njoftojmë opinionin se punonjësja e NP “Posta e Kosovës”, znj. Kimete Kodra, nuk është larguar nga puna’’ thuhet në reagimin e Postës së Kosovës.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se gjatë muajit janar janë hasur një sërë parregullsi.

‘’Gjatë muajit janar 2022, në kuadër të disa kontrolleve në zyrat postare në Skenderaj, e më gjerë në Regjionin e Mitrovicës, janë hasur një sërë parregullsi, pesha monetare e të cilave kapte shumën prej mëse 15 mijë EUR. Këto parregullsi janë trajtuar nga instancat përkatëse të ndërmarrjes, kurse zyrtarët përgjegjës janë duke u trajtuar nga komisioni disiplinor’’ thuhet më tutje në reagim.

Gjithashtu është bërë e ditur se në këtë kuadër komisioni disiplinor po i trajton gjashtë (6) raste të punonjësve të zyrave postare në Skenderaj dhe të zyrës regjionale në Mitrovicë: arkëtarë, kontrollorë, zyrtar financiar e menaxherë komunal e regjional, ndër ta edhe znj. Kodra, përgjegjëse komunale për Skenderaj.

‘’Rasti është duke u trajtuar komfor procedurave te përcaktuara me Rregulloren mbi Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nga organet kompetente, gjithnjë bazuar në raporte e prova’’ thuhet në reagimin e Postës së Kosovës.

Punonjësit e ndërmarrjeve publike, janë të obliguar të respektojnë rregulloret e punës dhe dispozitat në fuqi thuhet më tutje në reagim./Shqip.com