Lajme

Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka poseduar substance narkotike.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Ferizaj rreth orës 03:20 të mëngjesit.

“Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 03:20 të mëngjesit, ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi”, tek “Parku i Lirisë” në Ferizaj është një person i dyshimtë dhe se kishte zhurmë në atë pjesë. Policia i ka marr masat e nevojshme dhe menjëherë ka dalë tek ” Parku i Lirisë”, ku ka hasur në personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili ishte duke përdorur substancë narkotike të llojit marihuana”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se, gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij, i janë gjetur tri (3) cigare të mbështjellura me marihuanë, një qese e mbështjellur me marihuanë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve dhe një mulli i vogël për bluarje.

Substancat narkotike të zbuluara nga PK-ja

Lidhur më këtë rast, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i njëjti është liruar për procedurë të rregullt, për hetim nga Njësia e Hetimeve,  ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’

Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohen i pafajshëm, përveç, nëse nga gjykata vërtetohet se është fajtorë me vendim të formës së prerë./Shqip.com