Sport Ndërkombëtar

Portugalia shkëlqen ndaj Nigerisë në miqësoren e fundit para Botërorit

Kombëtarja e Portugalisë e ka deklasuar Kombëtaren e Nigerisë në një miqësore që e zhvilloi në Lisbonë sonte.

Bruno Fernaneds (9’, 35’), Ramos (82’) dhe Joao Mario (84’) shënuan për Portugalinë, e cila tregoi formë të lartë para fillimit të Botërorit në Katar më 20 nëntor, shkruan Shqip.com.

Portugalia pritet të jetë një arrë e fortë në Katari 2022 dhe këtë ata e treguan sonte në një miqësore që e zhvilluan kundër Nigerisë.

Ndryshe, Cristiano Ronaldo nuk luajti në këtë ndeshje, madje nuk ishte ftuar fare nga trajneri portugez.

/Shqip.com